Beleri në burg, nënkryetari i KE: Pasoja për Shqipërinë

Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas ka shprehur “shqetësim serioz” për burgosjen e Fredi Belerit, i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Në një letër drejtuar komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, Schinas thotë se Shqipëria, e cila kërkon hyrjen në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën.

Burgosja e tij, thotë nënkryetari i Komisionit Europian, është një shkelje e procesit të rregullt ligjor dhe mund të interpretohet si një përpjekje për të frikësuar votuesit.

Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për kryebashkiakun e Himarës Fredi Beleri. Për SPAK është provuar dyshimi se kryebashkiaku ofruar shtetasit Arsen Rama shumën prej 50 Euro për çdo person që do jepte votën pro tij.