Berisha: Arben Ahmetaj dhe familja e tij janë kërcënuar! Rama dhe Veliaj duan t’i mbyllin gojën

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për shtyp se Arben Ahmetaj ka marrë kërcënime personalisht dhe familjarisht.

“Sot sytë dhe mendjet e shqiptarëve janë të drejtuara në hetimin vjedhjes së shekullit.

Duhet të shtoj këtu se afera e djegësave, e vlerësuar nga shqiptarët si vjedhja e shekullit, është njëkohësisht hetimi ose dështimi i shekullit.

Pra, hetim i suksesshëm ose dështim i tmerrshëm i këtij hetimi.

Ndaj jam këtu sot për të denoncuar përpara shqiptarëve disa zhvillime, me të cilat, kupola e mafies së plehrave po bën gjithçka për të ndikuar dhe për të penguar hetimin.

Së pari, u informoj se prej tre javësh, breshëri kërcënimesh me jetën e tij, të prindërve dhe familjarëve të tjerë, fëmijëve, vërshojnë nga të katër anët drejt Arben Ahmetajt.

Këto kërcënime kriminale dëshmojnë tmerrin dhe datën që Arben Ahmetaj u ka kallur Edi Ramës dhe Erion Veliajt si bosët kryesorë të vjedhjes së shekullit.

Me këto kërcënime ndaj Ahmetajt, Rama dhe Veliaj kërkojnë me çdo kusht që t’i mbyllin gojën që të mos i bëjë publike ndërhyrjet e Ramës dhe Veliajt si kupolë kryesore e vjedhjes së shekullit,” tha Berisha.