Osmani në kampin Bondsteel: Prezenca e ushtrisë amerikanë në Kosovë, garanci e stabilitetit dhe sigurisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë sot në ndërrrimin e komandës ndërmjet kolonel Matthew O.Dienna dhe Terry A. Saul. Osmani ishte prezente në kampin amerikan Bondsteel, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Presidentja e Kosovës theksoi se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë. “Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul.Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë, ” shkruan Osmani në profilin e saj në Facebook në përshkrimin mbi fotot e takimit.