Tronditet Kruja, shpërthim tritoli pas mesnate, dëmtohen banesa e biznese

Një shpërthim tritoli është regjistruar gjatë natës në qytetin e Krujes.

Një sasi tritoli ka shperthyer në aksin Fushë Krujë - Krujë në afërsi të lagjes Zim Zeneli të këtij qyteti.

Eshtë e paqartë se cili ka qenë objektivi i sulmit pasi sasia e lëndës plasëse ka shpërrthyer në mes të rrugës.

Nga shpërthimi është hapur një gropë në rrugë dhe janë thyer xhamat e vitrinat e disa banesave e bizneseve aty pranë.

Shpërthimi i fuqishëm është regjistruar rreth orës 2 pas mesnate.