Ofron 100 milionë euro, Guardiola dëshiron një tjetër yll

Mes lojtarëve më të kërkuar të kësaj merkato ka qenë sigurisht Josko Gvardiol.

Qendërmbrojtësi kroat i lindur në vitin 2002, tashmë një shtyllë e Leipzig-ut dhe kombëtares së tij, pavarësisht moshës ende të re, do të jetë një lojtar i Manchester City-t, që duket se ka siguruar shërbimet e lojtarit për një shifër të frikshme.

Në fakt, skuadra e parë e galaktikës së Red Bull nuk është shquar kurrë për ulje të çmimit.

Kështu, kampionëve të Anglisë dhe Europës iu është dashur të shpenzojnë 100 milionë euro për të bindur gjermanët.