Manchester City e gjen në Francë zëvendësuesin e Mahrezit

Manchester City e ka gjetur shumë shpejt futbollistin që do ta zëvendësojë Riyad Mahrezin.

Ky i fundit bëri një transferim te Al Ahli në Arabinë Saudite, kurse “Citizens” e kanë gjetur në Francë zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për Jeremy Doku, futbollistin belg që luan për klubin francez, Rennes.

Ai është prioriteti numër një që po konsiderohet nga ekipi i Pep Guardiolas.