Redon Xhixha po shkëlqen me Qarabagun, shënon golin e 5-të në Champions League

Redon Xhixha vazhdon të jetë protagonisti absolut në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi shqiptar i Qarabagut ka shënuar sot golin e pestë të këtij edicioni me fanellën e kësaj skuadra në turet paraeliminatore të turneut.

Xhixha kishte shënuar në të tre ndeshjet e mëparshme me fanellën e Qarabag, teksa sot, në sfidën e kthimit ndaj Rakov, ka shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 60-të të sfidës.

Sulmuesi shqiptar kishte shënuar dy gola në sfidën e parë ndaj Rakov në Poloni, në humbjen 3-2 të skuadrës së tij, ndërsa kishte shënuar nga një gol në secilën nga ndeshjet ndaj Linkoln Red Imps në turin e parë.