Çelet ekspozita 'Kalldrëmet me ngjyra' e Klajdi Karatit

 

 

Piktori autodidakt Klajdi Karati ka çelur në ambientet e “Kalasë së Tiranës” një ekspozitë të titulluar “Kalldrëmet me ngjyra”. Krijuesi tregon për procesin e pikturimit dhe të veçantat e veprave të tij.

Syri Tv

Piktura është vendi ku i pëlqen të arratiset, krijuesit të ri Klajdi Karati.

"Kalldrëmet me ngjyra" është ekspozita e parë e piktorit autodidakt. Përmes një udhëtimi ndjesor e kohor Klajdi sjell tablo me ngjyra të forta në portret dhe natyrë. 24 -vjeçari që pat pikturuar mjeshtrin Sali Shijaku, një javë para se të shuhej, tregon për procesin e pikturimit e të veçantën e veprave

Çdo krijim i tij lind nga feksjet e çasteve përgjatë një dite apo nga pëshpëritje e mendimeve.