Hodhi argjentinasen nga kati i gjashtë i hotelit në Fushë Kosovë, gjykata merr vendimin për autorin

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën  sotme në Kosovë. Një 27-vjeçare nga Argjentina me inicialet M.K.U., është hedhur nga kati i gjashtë i dhomës së hotelit në Fushë-Kosovë.

E reja u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka arritur të mbijetojë.

Theksohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje ku më pas autori nga komuna e Drenasit, me inicialet E.N, i cili edhe kishte shtetësi zviceranë e ka hedhur 27-vjeçaren nga kati i gjashtë.

Autori u arrestua menjëherë nga autoritetet. Sakaq Gjykata Themelore e Prishtinës bën të ditur se ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji në drejtim të veprës penale “vrasje”.