Ndodhet me pushime në Shqipëri, por Morena Tarakut i ndodh e papritura, grabitet banesa e saj në Turqi

Modelja dhe këngëtarja e njohur Morena Taraku e cila prej kohësh jeton dhe punon në Turqi është rikthyer në Shqipëri për të shijuar pushimet.

Mirëpo këtë rast kanë pritur hajdutët për të grabitur shtëpinë e saj në Turqi, të cilët i kanë vjedhur asaj bizhuteritë e shtrenjta dhe disa gjëra të tjera me vlerë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto të mbajtëseve të bizhuterive boshe dhe të shtëpisë e cila ishte dëmtuar nga hajdutët.

E shokuar se si mund të ndodhë një gjë në një ndër komplekset më të mira të Sinpas, ajo ka treguar se do të ngrejë një padi ndaj këtij të fundit.

“Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas”, është shprehur ajo.