", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/02/auto_bajern-liverpul1690983961.jpg", "width": 900, "height": 547 } }

VIDEO/ Spektakël me 7 gola në miqësoren e luksit, një talent i jep fitoren Bayernit ndaj Liverpool

Liverpooli dhe Bayerni dhuruan show në miqësoren e zhvilluar në Singapor, me bavarezët që triumfuan në fund me rezultatin 3-4.

Të parët që kaluan në avantazh ishin “Reds”-at që gjetën dy herë rrjetën me Gakpo dhe Van Dijk, teksa gjermanët iu kundërpërgjigjën me Gnabry dhe Sanen duke barazuar në fundin e pjesës së parë.

Dhe pjesa e dytë ishte e mbushur me spektakël, me skuadrën e Klopp që sërish kaloi në avantazh, por një gol nga Stanisic dhe një supergol në fund nga talenti Kratzig i dha fitoren Bayernit.