Dyshohet se është vrarë/ E dhunuar dhe abuzuar, vajza që u gjet poshtë urës së ‘Dajlanit’

Vajza e cila u gjet pa shenja jete paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, saktësisht poshtë urës së “Dajlanit”, dyshohet të jetë vrarë.

Burime nga policia thanë se gjatë kqyerjes që i është bërë trupi të viktimës, janë konstatuar dëmtime në pjesë të ndryshme.

Mësohet se vajza është gjetur e zhveshur, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se me të është abuzuar seksualisht.

Ura e “Dajlanit” në Durrës prej më shumë se dy dekadash është kthyer në një vend  ku vajza nga qytete të ndryshme të vendit përfshirë edhe Durrësin “shesin trupin” e tyre për shuma të ndryshme parash.