Arrestimi i Dritan Goxhajt/ Gjykata lë në burg ish-ushtarin e UÇK-së

Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg me afat 40 ditë Dritan Goxhajt.

Togat e zeza kanë kërkuar informacion shtesë nga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit të UÇK-së.

Përballë togave të zeza Goxhaj ka prentenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjete sociale.

Ai kërkohet nga ana e autoriteteve të Kosovës për intimidim të dëshmitarëve.