SYRI TV/ Fshati Humelicë në Gjirokastër, i shpopulluar. Ikin të rinjtë, mbetën vetëm të moshuarit

Fshati Humelicë në Gjirokastër banohet vetëm nga të moshuarit, të rinjtë janë larguar pasi nuk shohin asnjë të ardhme në këtë zonë. Por edhe ata që kanë mbetur vuajnë mungesën e ujit, por edhe të infrastrukturës. Banorët shprehen se kanë marrë pretime gjatë fushatës, por kur mbaron ajo asnjë nuk vjen më në fshat.

SYRI TV

Në hartën e shpopullimit futet tashëm edhe fshati Humelice, i cili ndodhet vetëm 15 km larg Gjirokastres. Kjo zonë e harruar tërësisht nga pushteti vendor jetojnë vetëm mosha e tretë.

Por në këtë sezon veror ku temperaturat kanë qenë të larta, të moshuarit ankohen për mungesë të ujit. Banorët shprehen se edhe pse fshati ndodhet mes dy lumenjve, në cezmat e tyre nuk vjen uji. Madje nëse shkon për vizitë ne shtepinë e tyre ata thonë se mund të qerasin me raki, por jo me ujë.

Banorët  theksojnë se përpara zgjedhjeve u kanë premtuar se do të shtrojnë rrugët, por pas fushatës nuk kanë bërë asgjë.

Dikur në këtë fshatë ishin  100 shtepite  ndërsa tani kanë mbetur shumë pak.