Milani mbyll me humbje turin në Amerikë, Ansu Fati nderon Barcelonën

 

Milani mbyll turneun amerikan me një tjetër humbje. Kuqezinjtë janë mposhtur 1-0 në sfidën miqësore të luajtur kundër Barcelonës, skuadrës që dominoi kampionatin spanjoll sezonin e kaluar.

Ndeshja ka qenë e ekuilibruar, Leao tregon klasin e tij, por është Ansu Fati ai që vendos fatin e sfidës, duke shënuar golin e fitores për skuadrën blaugrana në pjesën e dytë.

Pioli merr sinjale shumë të mira nga blerjet e reja, sidomos nga Reijnders, ndërsa Xavi merr një tjetër sukses në tokën amerikane.