Chelsea prezanton Lesley Ugochukwu
Chelsea ka kompletuar transferimin e Lesley Ugochukwu nga Rennes.
Mesfushori francez ka nënshkruar kontratë shtatë-vjeçare me “Blutë”, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë.
Chelsea ka paguar 23.5 milionë paundë për transferimin e tij.
19-vjeçari regjistroi 35 paraqitje në sezonin e fundit, teksa kontribuoi me një asistim.
Ai numëron edhe gjashtë paraqitje me Kombëtaren U19 të Francës, me të cilën ka shënuar dy gola.