Në Itali e bëjnë fakt të kryer: Luigi Di Biagio është trajneri i ri i Dinamos

 

Në Shqipëri mungon zyrtarizmi, por mediat italiane shkruajnë se Luigi Di Biagio është trajneri i ri i Dinamos.

“Sky Sport” shkruan se ish-trajneri i kombëtares italiane Under 21 ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit dinamovit dhe ka pranuar që të marrë drejtimin e skuadrës.

Zëvenësi i Di Biagios do të jetë ish-mesfushori i kombëtares shqiptare Ledian Memushaj. Eksperienca e fundit e Gigi Di Biagios në krye të një skuadre ka qenë në vitin 2020 kur mori drejtimin e Spal në Serie B.