Durrsakët mbyllin bashkëpunimin me kapitenin e skuadrës

Emiliano Vila nuk do të jetë pjesë e Teutës së sezonit të ri teksa me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, durrsakët falenderojnë mesfushorin për kontributin.


35-vjeçari që mbante edhe shiritin e kapitenit te Teuta ishte në organikën e durrsakëve prej vitit 2019 teksa me “Djemtë e Detit” numëron 131 ndeshje. Pjesa më e rëndësishme gjatë kësaj aventure me skuadrën e Teutës është titulli kampion në sezonin 2020/2021. Mbetet për t’u kuptuar tashmë se cila do të jetë e ardhmja e Vilës.