Tentoi të korruptoi policin, në pranga shoferi/ Shkon në 67 numri i të arrestuarve në Tiranë

Në prangat ka rënë një person me iniciale SH. SH. pasi tentoi të korruptoi policin në rrugën "Dritan Hoxha” pasi po përdorte aparatin celular dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Policia Rrugore Tiranë ka njoftuar se ka shkuar në 67 numri total i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.

Njoftimi/ Policia Rrugore Tiranë

Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Shkon në 67 numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.  

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në rrugën "Dritan Hoxha", kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Sh. Sh., pasi po përdorte aparatin celular dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Me qëllim shmangien e masës administrative, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.  

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".  

#udhëtomejetënnëmendje 🛣️🚘

#zbatorregullat✅⚠️

#mbrojetën

#respektokëmbësorët 🚶🚸

#STOP ❌shpejtësi ❌alkool❌celular🚘