Venezuela dëbon 7 000 shpyllëzues të paligjshëm nga Amazona

Më shumë se 7 000 minatorë të paligjshëm u hoqën nga Parku Kombëtar Yapacana në Amazonën e Venezuelës.

Shifra u njoftua nga forcat e armatosura të Karakasit, të cilat po kryejnë operacione masive në zonat e mbrojtura në shtetet Amazonas, Bolivar dhe Delta Amacuro, në jug të vendit, si pjesë e Operacionit Autana 2023, të nisur nga Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro. .

Në fillim të këtij viti, imazhet satelitore të analizuara nga OJQ-ja Amazon Conservation kishin zbuluar sesi aktivitetet e paligjshme të minierave po shkatërronin parkun Yapacana, me mbi 750 hektarë të shpyllëzuar vetëm midis 2021 dhe 2022.