Begaj pret ambasadorin e ri të Gjermanisë, Bergner: Vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim ambasadorin e ri të Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner.

Begaj vlerësoi se Gjermania ka qenë një mbështetëse e rëndësishme në hapat integrues të Shqipërisë dhe është një përkrahëse e fortë e anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian.Presidenti vlerësoi se “vendet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera, ndaj ne jemi të përkushtuar ta forcojmë edhe më tej këtë miqësi”.