", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/31/auto_australia-21690815021.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Botërori i femrave/ Eliminohet Kanadaja, Australia dhe Nigeria kualifikohen në 1/8 e finales

 

Kanadaja, kampionia olimpike në fuqi, është eliminuar nga Kupa e Botës për femra, pa arritur që të kalojë fazën e grupeve. Australia ka mposhtur bindshëm kanadezet 4-0 në ndeshjen e fundit dhe ka siguruar vendin e parë në grupin B (në kuotën e 6 pikëve).

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Nigeria ka barazuar pa gola 0-0 përballë Irlandës, por një pikë i mjafton që të ngjitet në vendin e dytë dhe të kualifikohet mes 16 më të mirave të turneut.

Japonia ka mposhtur 4-0 Spanjën në ndeshjen e fundit dhe ka marrë kryesimin e grupit me pikë të plota pas 3 ndeshjeve. Kualifikohen edhe spanjollet që kishin fituar 2 ndeshjet e para në grup. Zambia ka fituar 3-1 përballë Kosta Rikës në ndeshjen tjetër të këtij grupi.