Onana e nis me tension te Mançesteri, sulmon gjatë ndeshjes Harry Maguire

Mançester Junajtidi ka pësuar një tjetër humbje në miqësore në Amerikë, aty ku Borusia Dortmundi ka arritur ta mundë me rezultatin 2-3.

Hapësirë në këtë ndeshje kishte edhe për mbrojtësin Harry Maguire, i cili sërish ka bërë një paraqitje si të sezonit të fundit.

Në minutën e 48-të të takimit, Dortmundi krijon një aksion perfekt duke dalë të vetëm përballë Onanës, ndërkohë që Maguire nuk ka arritur të ndërhyjë në asnjë moment.

Kjo ka irrituar portierin Onana, i cili e ka sulmuar menjëherë duke i kërkuar llogari, por mbrojtësi nuk ka reaguar.