Përjashtimi i Juventusit ndryshon Serinë A, konfirmohet klubi që e zëvendëson në Europë

Juventusi nuk do të marrë pjesë në Europë sezonin e ardhshëm, teksa UEFA ka vendosur ta përjashtojë për shkak të rregullave të “Fair Play Financiar.”

Kështu, vendin e Juventusit do ta zërë Fiorentina, skuadër që u rendit poshtë bardhezinjve në klasifikim.

Tashmë, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe vetë klubi violë me anë të një postimi në “Twitter”, aty ku njofton se skuadra do të jetë në turin “Play Off” të Ligës së Konferencës.

“Zyrtare! Është Fiorentina skuadra që do të marrë pjesë në turin e ‘Play Off’ në Europë.