Izolohen dy vatra zjarri në fushën e Maliqit

Dy vatra zjarri janë izoluar në fushën e Maliqit, pranë fshatit Sheqeras. 

Vështirësia qëndron tek era, e cila nuk ka favorizuar izolimin e flakëve.

Zjarri në Maliq ka përfshirë rreth 70 hektarë kashtë, grurë i korrur.

Raportohet se shkak janë bërë temperaturat e larta që kanë ndikuar në ndezjen e zonës torfike duke përfshirë kështu një sipërfaqe kaq të madhe.