VIDEO/ ‘Resorti i Gjiknurëve’, Berisha publikon denoncimin e deputetit Agron Shehaj…

Kryetari i Partisë Demokratikë ka publikuar gjatë ditës së sotme denoncimin qe deputeti demokrat Agron Shehaj bëri në kuvend për  resortin e Gjiknurit.

Në mesazhin e tij Berisha ka publikuar edhe mesazhin e qytetarit digjital për resortin prej 28 milionë euro të investitorit strategjik Gjiknuri.

Postimi i plotë

Resorti i Gjiknurëve!

Plaçkitësi Edi Rama ndau bregun për vete; ministrat hajdutë si Gjiknuri, Xhaçka, etj. etj. dhe soj e sorollopin e tyre mafjoz!

Lexoni denoncimin e deputetit Shehaj dhe qytetarit digjital për resortin prej 28 milionë euro të investitorit strategjik Gjiknuri.

- - - -

Mirëmbrëma Doktor, investitor, me letra, janë kushëriri i Damian Gjiknurit ( me mbiemër Gjiknuri) dhe Albstar. Albstar ka marrë disa tendera nga Gjiknuri kur ai ishte ministër i infrastrukturës dhe transportit. S'ka asnjë dyshim që aty është vetë Damian Gjiknuri investitor.