Bukuroshja nga Bjellorusia shpallet fituesja e She's on Top Albania 4

Është transmetuar sot në Top Channel finalja e “She’s on Top Albania”, sezoni i katërt. Vajza që ka rrëmbyer çmimin e parë është Katerina, modelja nga Bjellorusia tashmë shumë e njohur për publikun shqiptar.

Katerina u shpreh shumë e emocionuar për fitoren teksa gjatë këtyre javëve ka spikatur në spektaklin e bukurisë për elegancën dhe sharmin e saj.

Ndër të tjera Katerina fitoi edhe mundësinë që të jetë pjesë e pasarelave të Paris dhe Milano Fashion Week.