Aksident i rëndë në Greqi, pas përplasjes së dy mjeteve plagosen katër fëmijë

Një familje prej gjashtë, prindërit dhe katër fëmijë të mitur, janë përfshirë sot në një aksident të rëndë në Greqi. Sipas mediave greke, ata ishin duke udhëtuar me mjetin e tyre kur janë përplasur kokë më kokë me një tjetër makinë.

Si pasojë fëmijët janë plagosur, ndërsa është vënë në pranga shoferi i mjeitt tjetër, i cili ka rezultuar se po transportonte emigrantë të paligjshëm.

Aksidenti ka ndodhur në Alexandroupoli.