VIDEO - FOTO/ Zjarri në malin e Gjallicës krijon vatra të tjera, kërkohet ndihmë nga ajri

Vazhdon të përhapet zjarri në malin e Gjallicës.

Gjatë ditës së djeshme, ka qenë një vatër, ndërsa sot janë krijuar edhe katër të tjera.

Si pasojë, është djegur një sipërfaqe e madhe me pishë dhe bredha.

Burime për Syri tv bëjnë me dije që është kërkuar ndërhyrje nga ajri, sepse është shumë e vështirë për të kryer ndërhyrje tokësore, pasi terreni është i thepisur.