Inzaghi e do në skuadër, Inter heq Asllanin nga merkato

Në vitin e tij të parë me fanellën zikaltër, jo çdo gjë shkoi sipas parashikimeve. Kristjan Asllani u aktivizua shumë pak nga trajneri Simpone Inzaghi duke bërë që emri i tij të lakohet në tregun e transferimeve. Jo vetëm klube nga Serie A, por Asllani u lakua shumë edhe në Premier League ku ekipe si Brighton janë gati të paguajnë për të siguruar shërbimet e talentit kuqezi. Pavarësisht interesimit të lartë, drejtuesit e Interit janë të bindur në këtë pikë, nuk ka asnjë shans që Asllani të largohet nga Milano.

Inter investoi afro 16 milionë euro një vit më parë për ta marrë nga Empoli nuk ndryshojnë të privohen kaq shpejt nga shërbimet e tij. Ky fakt u vërtetua edhe këtë verë teksa shitën Brozovic, kjo për t’i dhënë më shumë hapësira Asllanit. Sipas mediave italiane, Inzaghi sheh tek Asllani zëvendësuesit e Calhanoglu. Sezoni është i gjatë dhe minutat për Asllanin do të vijnë. Ylli kuqezi vërtetoi edhe me fanellën e Shqipërisë se çfarë është i aftë të bëjë me topin në këmbë, ndërsa presion mbi trajnerin Inzaghi po ushtrojnë edhe drejtuesit e Interi pasi Asllani konsiderohet si një investim i klubit.