", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/30/auto_New_Project_11690713936.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

VIDEO/ Policia e konfirmon: Shoferi i Lindita Nikollës dhunoi fqinjët dhe i qëlloi me armë

Policia e Durrësit e ka konfirmuar faktin që shoferi i kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla ka qëlluar me armë zjarri gjatë një sherri me fqinjët e tij.

Gardisti Martin Nikolli, i cili më herët ka qenë shoferi i ish-zv/kryeministrit Erjon Braçe. së bashku me vëllezërit e tij kanë dhunuar familjen Kaçi, fqinje me ta dhe më pas shoferi i Nikollës ka qëlluar edhe me armë zjarri.

Në këtë konflikt ai ka përdorur armën e shërbimit.

Hamallaj, Durrës/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Syri TV (@syri.tv)