‘Mos u shtyni’/ Dylgjeri: Për arsye të numrit të madh të njerëzve, votimi shtyhet deri nesër në mëngjes

Analisti Ylli Dylgjeri ka ironizuar votimet e sotme të deputetëve të Lulzim Bashës për të nxjerrë këtë të fundit kryetarin e tyre, ku nga pamjet e transmetuara në media dhe jo vetëm, ka pasur një pjesëmarrje të papërfillshme për një forcë politike si Partia Demokratike.

‘Për arsye të numrit të madh të njerëzve në qendrat e votimit, orari i votimit do të shtyhet deri nesër në mëngjes...ndaj mos u shtyni në rradhë!’, shkruan Dylgjeri në Facebook.

Postimi i plotë:

Njoftim i PD

Per arsye te numrit te madh

te njerzve ne qendrat e votimit, orari i votimit do te shtyhet deri neser ne mengjez...ndaj mos u shtyni ne rradhe!

Per  Shtabin Elektoral

Jemin Gjana