Zyrtare/ U afrua në merkaton e janarit, Partizani mbyll bashkëpunimin me sulmuesin 26-vjeçar

Partizani dhe Remzifaik Selmani i japin fund bashkëpunimit midis tyre. Sulmuesi ishte lënë jashtë listës në ndeshjen e fundit ndaj Atletik Eksaldes dhe sot ka ardhur zyrtarizimi nga klubi i kuq për largimin e sulmuesit.

Selmani u afruar te të kuqtë në merkaton e janarit, duke firmosur nga Mezokovesdi i Hungarisë një kontratë deri në vitin 2025, por gjërat duket se nuk kanë shkuar siç pritej dhe kështu janë ndarë rrugët mes palëve.

Sulmuesi 26-vjeçar u aktivizua me të kuqtë në vetëm 5 ndeshje kampionati, nga të cilat asnjëra titullar dhe luajti vetëm 184 minuta duke shënuar edhe 1 gol.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Remzifaik Selmanin. Sulmuesi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.

Faleminderit Remzifaik Selmani për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive”, shkruan klubi i kuq.