ZYRTARE/ Një gjerman për stolin, Al Ahli prezanton trajnerin e ri

Matthias Jaissle u bë zyrtarisht trajner i Al Ahlit. Menaxheri 35-vjeçar gjerman pranoi ofertën e bërë nga Al Ahli dhe vendosi të largohej nga klubi austriak i Salzburg pak orë para fillimit të kampionatit.

Lajmin e ka bërë publik vetë Al-Ahli, që ka prezantuar kreun e stolit deri në 2026-ën.

Kështu Jaissle largohet nga Salzburg për të nisur një eksperiencë të re me klubin saudit.