Berisha publikon videon: Ahmetaj darkon me burrin e Olta Xhçkës pak para se të arratisej

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqet në një restorant të njohur në Tiranë, ish-zv/kryeministri i vendit Arben Ahmetaj, që tashmë është shpallur në kërkim nga prokuroria e Posaçme SPAK.

Në video, shfaqet Arben Ahmetaj, Artan Gaçi personi me bluzë të zezë dhe një shtetas tjetër i paidentifikuar, për shkak të pozicionit të tij me shpinë në tavolinë.

Ndërkohë vera e bardhë, Sushi dhe Puro, shoqërojnë tavolinën. Artan Gaçi, më parë ka qenë deputet i Partisë Socialiste, njëherësh është bashkëshorti i Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.