Leo, emri më i përdorur në Katalonjë për vitin e kaluar

Emri i Lionel Mesit (Leo) është renditur për herë të parë si më i përdoruri për foshnjat e porsalindura në rajonin e Katalonjës prej një viti.

Siç raportojnë mediat spanjolle, në vitin 2022, ishin plot 433 foshnja meshkuj që morën emrin e parë të ish-lojtarit të Barçës. Gazetat spanjolle i janë referuar botimit të “Institut d’Estadística de Catalunya” (Instituti i Statistikave i Katalonjës) dhe u përfshi në programin “Que t’hi jugues” në “Radio Barcelona”.

Leo shkon nga vendi i pestë në 2021-shin në vendin e parë në vitin 2022, ndërsa Mark ka zbritur në vendin e tretë dhe Nil konsolidohet në të dytin.

Lionel Mesi ka lënë gjurmë të mëdha në Barcelonë dhe në mjaft raste tifozët e skuadrës “blaugrana” kanë vendosur që emrin e Mesit ta adaptojnë edhe për fëmijët e tyre dhe i tillë është dhe ky rast.