VIDEO/ Tjetër hap fals i PSG-së, kampionët e Francës munden me përmbysje nga skuadra japoneze

Pas barazimit pa gola me Al-Nasr, PSG ka hedhur një tjetër hap fals në fazën përgatitore, kësaj radhe duke u mundur nga skuadra japoneze Kerezo Osaka me rezultatin 2-3.

Sfida nisi mjaft mirë për kampionët e Francës të cilët gjetën golin në minutën e 17-të me Ekitike, por pas vetëm pesë minutash u vendos baraspesha nga Krouks.

Pjesa e dytë nisi me gol për të besuarit e Luis Enrikes, të cilët gjetën rrjetën me Vitinjën në minutën e 49-të.

Përmbysja më pas erdhi në harkun kohor të 12 minutave, me japonezët që gjetën dy herë rrjetën me Kitano dhe Kagaua në minutat 67’ dhe 79’.

Sfida e radhës për francezët do të jetë kundër Interit më 1 gusht në Tokio.