Romanca e tyre nuk u konfirmua asnjëherë, por lidhja e Brad Pitt me Ines de Ramon bëhet më e fortë

Aktori i njohur Brad Pitt dhe Ines de Ramon po shijojnë një verë romantike së bashku.

Sipas një burimi të afërt me 32-vjeçaren tregoi për People Magazin, se marrëdhënia e çiftit po bëhet akoma më e fortë teksa po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin.

Të dy kanë kaluar shumë kohë së bashku këtë verë pasi me të vërtetë shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe janë shumë të dashuruar së bashku dhe kjo është e dukshme për çdo njeri që i shef ata së bashku.”– tha burimi.

Kujtojmë që ylli i “ “Mr and Mrs. Smith” dhe Ramon u panë për herë të parë në publik së bashku në muajin nëntor të këtij viti gjatë një koncerti në Los Angeles.

Ndërsa sipas disa burimeve ata ishin lidhur disa muaj përpara se të shiheshin së bashku në publik.