Tifozët kroatë që ishin në ‘Fadil Vokrri’ sulmohen në Serbi, lëndohet shoferi i autobusit
Skuadra e Rijekës arriti fitore minimale 1-0 ndaj Dukagjinit në ndeshjen e parë të raundit të dytë në UEFA Conference League.
Rreth 50 tifozë të klubit kroat ishin të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, sipas Lajmi.net.
Me t’u rikthyer në shtetin e tyre, tifozët e Rijekas janë sulmuar nga disa huliganë në shtetin e Serbisë.
Ata kanë dalë me maska dhe me shkopinj në autostradë, duke thyer autobusin ku gjendeshin tifozët e klubit nga Kroacia.
Nga ky sulm është lënduar shoferi i autobusit. Kurse në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi edhe shërbimet emergjente dhe policia.