Fillon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD, Gazment Bardhi arrin kuorumin për zhvillimin e saj.

Fillon mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD pasi është arritur kuorumi për zhvillimin e saj. Prezent në mbledhje janë 245 anëtarë.

Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, ngrihet komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. Këshilli Kombëtar vendos ndryshimin e rendit të Ditës:

Diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.
Diskutime, qëndrime dhe vendimmarrje mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 Maj 2023.

Më herët pati edhe një reagim nga Kryesia e PD ku thuhet se Bardhi po e përdor mbledhjen e Këshillit për interesa personale.