SYRI TV/ Raporti i DASH, reagon PD: Problem korrupsioni në ekonomi dhe drejtësi

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Dorian Teliti reagoi lidhur me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të shtetetit, i cili sipas Telitit  nxin qeverinë Rama.

Në një dalje për mediat, Teliti u shpreh se Shqipëria është vend i vështirë për biznes, për shkak të korrupsionit në sektorin publik, gjyqësor, prokurime publike, ekonomi informale, konkurrencë të pandershme dhe pastrim parash.