Fqinjët e denoncuan për ndërtim pa leje/ Eduard Kelmendi sqaron pozicionin e tij për SYRI-n

Një denoncim i ardhur në redaksinë e SYRI-t për shtetasin Eduard Kelmendi, ku sipas të cilit ky i fundit ka ndërtuar pa leje si dhe ka kërcënuar fqinjët, ditën e sotme ka ardhur dhe reagimi i të akuzuarit.

Sipas dokumenteve të paraqitura për redaksinë, Eduard Kelmendi rezulton si përfaqësuesi i pronarëve të i ish-hotel Internacional.

Gjithashtu në lidhje me lajmin e publikuar te SYRI, Kelmendi sqaron se bindjet e tij i përkasin PD-së institucionale, edhe pse në fakt një detaj i tillë nuk ka lidhje me çështjen e denoncuar nga banorët.