Detaje nga mega-operacioni i SPAK/ Në pranga bie Astmer Bilali

Nga mega-operacioni i SPAK, i shtrirë në disa qytete të vendit, është arrestuar dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit kriminal “Bajri”. 

Astmer Bilali dyshohet si personi kryesor që vrau Fatbardh Licin në vitin 2018 si dhe për sulmin ndaj trajnerit Ernest Gjoka në vitin 2019.

Nga mega-operacioni i shtrirë në Tiranë, Shkodër dhe Kukës janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri dhe drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës, Xhevahir Lita.