EMRI/ Identifikohet shqiptari i ekzekutuar mbrëmë në Selanik

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar gjate orëve të natës në zonën Evozmo të Selanikut.

Viktima është Erald Jonuzi i datëlindjes 1988, 37 vjeç, nga Korça.

Policia thotë se viktima ishte duke parkuar automjetin poshtë banesës se tij në kohën që persona ende të panjohur hapën zjarr duke e lënë të vdekur ne vend. Mbi viktimën u zbrazën 4 plumba.

Policia ka nisur një operacion për zbardhjen e ngjarjes.

Burime policore thane se rasti është larje hesapesh, por pa përjashtuar edhe ndonjë piste tjetër.