", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/25/auto_auto_auto_bashabardhi168613012716902065901690280751.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Komisioni Bashës e shfuqizoi, reagon Gazment Bardhi: Vetposhtërohen deri në diskretitim, nesër në 19:00 mblidhet KK

Pas vendimit të Komisionit të Etikës së mercenarëve të Bashës për të shfuqizuar vendimin e Gazment Bardhit për thirrjen e Këshillit Kombëtar, ka reaguar përsëri Bardhi, i cili e quan turp vendimin dhe domosdoshmëri ndalimin e tij.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi:

Me 300 veta deshmitarë dhe që kanë votuar, me median që ka pasqyruar faktin dhe përsëri marrin guximin të vetposhtërohen deri në diskretitim, duke gënjyer publikisht. Këtë të detyron një hall i madh ta bësh, sepse karrigia nuk mund të jetë justifikim! Dhe ndërkohë kërkojnë tu besosh qeverisjen e jetës dhe fatit të qytetarëve shqiptarë. Nesër në orën 19:00 mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, edhe si nevojë për të ndalur këtë turp!