Mbappe refuzon kontratën më të madhe në historinë e futbollit, sulmuesi francez nuk dëshiron të shkojë në Arabinë Saudite

Një nga futbollistët më të mirë në botë, Kylian Mbappe, ka refuzuar të transferohet në Arabinë Saudite, gjë që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e futbollit.

Ditën e djeshme bota u trondit pasi Mbappe mori një ofertë për kontratën më të madhe në histori. Al-Hilal i ofroi PSG-së 300 milionë euro, por edhe kontratën më të madhe ndonjëherë për një futbollist francez.

Bëhet fjalë për shumën prej 200 milionë eurosh të fiksuara, plus 100% fitime nga të drejtat e marketingut të emrit të tij, të cilat sipas vlerësimeve të CBS Sports do të arrinin në 700 milionë euro.

Kjo është gjithçka që Al-Hilal i ofroi Mbappes për vetëm një sezon. PSG e pranoi menjëherë ofertën, por Mbappe refuzoi të negocionte.

Sipas të nderuarit Fabrizio Romano, Mbappe sonte ka refuzuar të negociojë me Al-Hilal, edhe pse zyrtarët sauditë kanë mbërritur në Paris për bisedime. Ai e bëri të qartë se nuk dëshiron të shkojë në Arabinë Saudite sepse qëllimi i tij i vetëm është të qëndrojë në Europë.

Besohet se Mbappe ka rënë dakord për kushtet e bashkëpunimit me Real Madridin dhe kjo ka qenë dëshira e lojtarit dhe e klubit mbretëror prej kohësh.