Tashmë është zyrtare, Isco nënshkruan me Real Betis

Informacioni ishte publikuar më herët gjatë ditës dhe u konfirmua shpejt nga Betis. Isco i bashkohet klubit andaluzian, pak më shumë se gjashtë muaj pasi la rivalët e qytetit, Sevilla. Që atëherë, ai nuk kishte gjetur një ekip, pavarësisht interesave nga klube si Real Sociedad apo Union Berlin.

 

Në rrjetet sociale, klubi sevilian ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit 31-vjeçar që do të tentojë të ringjallë karrierën e tij. Ai vjen veçanërisht për të zëvendësuar playmakerin e skuadrës, Sergio Canales, i cili pritet të luaj në kampionatin meksikan.