Spektakël dhe gola në miqësore, Laçi mund Vllazninë në Shkodër

Ditën e sotme është zhvilluar një ndeshje miqësore mes Vllaznisë dhe Laçit, takim ky i mbajtur në “Loro Boriçi”. Kurbinasit ia dolën të triumfojnë 2-3, në një sfidë mjaft interesante.

Si shkodranët, ashtu edhe te Laçi po përgatiten për sezonin e ri futbollistik të Superligës.

Të dyja skuadrat synojnë që të zhvillojnë një kampionat pozitiv, e pse jo të luftojnë për trofe. Për javët në vijim janë në program edhe ndeshje të tjera miqësore, për të mbajtur futbollistët në formë.