", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/26/auto_Screenshot_31690387617.png", "width": 900, "height": 583 } }

Zyrtare/ Mateo Retegui firmos me klubin më të vjetër në Itali

Italianët e Genoa kanë kaluar shumë “legjenda” të sulmit argjentinas në radhët e tyre, si Hernan Crespo e Diego Milito dhe tani mesa duket do t’i bashkohet dhe një tjetër “bomber” i ri, i cli kërkohej nga jo pak klube në Europë.

Bëhet fjalë për sulmuesin italo-argjentinas të Boca Junior, Mateo Retegui, i cili që prej ditës së sotme është pjesë e skuadrës së Genoa, me këta të fundit që derdhën në arkat e kampionëve të Argjentinës plot 12 milionë euro pa llogaritur këtu bonuset.

Përsa i përket lojtarit, Retegui do t’i bashkohet klubit më të vjetër në Itali, teksa ka nënshkruar një marrëveshje 5-vjeçare, e cila pritet të skadojë në qershorin e vitit 2028, ndërsa për pagën akoma nuk është zbuluar ndonjë detaj.