Masakroi më thikë gruan një vit më parë në Elbasan, dënohet me burg përjetë Ramiz Mici

 

Është dënuar me burg përjetë Ramiz Mici. Një vit më parë Mici vrau bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi 37-vjeçe. Me herët prokuroria e Elbasanit kërkoi burgim të përjetshëm për 37-vjeçarin Ramiz Mici i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022 ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë Etlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.

Të dy bashkëjetuesit vinin nga martesa të mëparshme që kishin përfunduar në divorc dhe kishin edhe fëmijë. Jetlira Elezi ishte dhunuar edhe me herët nga bashkëjetuesi, madje kishte kërkuar edhe ndihmën e policisë, e cila pasi e shoqëroi për disa orë dhunuesin e kishte lënë të lirë.